Ndërlidhjet

Turqia ndëmjetëson mes Irakut e Sirisë


Ministri i jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu po viziton Irakun dhe Sirinë në përpjekje për të zbutur tensionet e fundit mes dy fqinjëve.

Relacionet mes Irakut dhe Sirisië janë përkeqësuar pasi që Iraku ka akuzuar Sirinë se po i strehon organizatorët e një shpërthimi masiv në Bagdad.

Mediat raportojnë se Davutoglu do të shtyjë përpara një takim urgjent mes ministrave të jashtëm të Irakut dhe Sirisë në Turqi.

Turqia, anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE-në, në vitet e fundit po synon që të vë veten si negociatore në konfliktet rajonale.
XS
SM
MD
LG