Ndërlidhjet

Putin dënon paktin Molotov-Ribentrop


Kryeministri Vlladimir Putin ka dënuar si të “pamoralshëm” paktin e mos-sulmimit të vitit 1939 Molotov –Ribontrop mes Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik.

Në një letër të hapur, të publikuar sot në gazetën polake “Gazeta Viborça”, Putin denoncoi edhe masakrën e Katinit, në të cilën forcat sovjetike ekzekutuan më shumë se 20 mijë pjesëtarë të armatës polake si dhe intelektualë.

Komentet e tij vijnë, ndërsa ai po përgatitet që të marrë pjesë në ceremoninë e së martës në Gdansk të Polonisë, për të shënuar 70 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG