Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Vaksinë e lirë kundër H1N1


Kompania kineze farmaceutike Sinovac do të fillojë shitjen e vaksinës kundër gripit të derrave, që funksionon vetëm me një dozë. Vaksina kineze kushton 30% më lirë se ato të kompanive perëndimore, bëri të ditur shefi i Sinovac-it.

Kompanitë farmaceutike perëndimore si Baxter, Novartis apo GlaxoSmithKline kanë prodhur vaksina kundër H1N1, të cilat duhen marrë së paku në dy doza për të qenë efikase.

Në Evropë Franca dhe Britania kanë marrë dozat e para të vaksinave kundër gripit të derrave, por licensa për shpërndarje do të jepet vetëm në muajin tetor.

Debati për vaksinat vjen në kohën kur virusi H1N1 ka shfaqur një formë më të ashpër, që prek menjëherë mushkritë.
XS
SM
MD
LG