Ndërlidhjet

Tadiq në përvjetorin e revolucionit të Libisë



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, nesër do të marrë pjesë në kremtimin e 40 vjetorit të revolucionit të Libisë, me ftesë të liderit Muamer el Gadafi.

Në kryeqytetin Tripoli, Tadiq do të ndjekë parakalimin solemn ushtarak, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ushtrisë së Serbisë.

Organizatorët kanë njoftuar se në kremtim do të marrin pjesë rreth 40 shefa të shteteve afrikane, të cilët në Tripoli janë tubuar në samitin e jashtëzakonshëm të Unionit Afrikan, përfshirë presidentin e Zimbabvesë, Robert Mugabe, si dhe presidentin e Sudanit, Omar al Bashir, të cilin Gjykata Ndërkombëtare e ka akuzuar për krime lufte në Darfur.

Vizitën në kryeqytetin e Libisë e ka paralajmëruar edhe presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez.

Nga liderët evropianë në Libi ndodhet kryeministri italian Silvio Berluskoni, për të shënuar njëvjetorin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, por qeveria në Romë njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në kremtimin e nesërm.
XS
SM
MD
LG