Ndërlidhjet

logo-print

MekKristël: Strategji e re për Afganistanin


Kreu i forcave amerikane dhe misionit të NATO-s në Afganistan e ka cilësuar situatën në këtë vend si serioze. Gjenerali amerikan, Steinli MekKristël në analizën e tij para komandantëve amerikanë dhe të Aleancës theksoi se suksesi ishte i mundur në Afganistan me një strategji të re.

MekKristël aktualisht komandon mbi 100 mijë trupa në Afganistan, nga të cilët 63 mijë janë ushtarë amerikanë. Më shumë se gjysma e forcave amerikane janë dërguar në Afganistan pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG