Ndërlidhjet

Solana: Shtatori, kyç për Lindjen e Mesme


Izraeli mund të pranojë ngrirjen e punimeve në kolonitë hebreje në territoret palestineze rreth mesit të shtatorit, deklaroi Havier Solana. Shefi i diplomacisë evropiane po viziton Izraelin ku është takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Solana tha se një takim i mundshëm mes SHBA-ve dhe përfaqësuesve izraelitë e palestinezë mund të zhvillohet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Takimi synon të rinisë procesin e paqes.

Një nga drejtuesit kyç të Autoritetit Palestinez, Nabil Shath theksoi se palestinezët nuk do të pranojnë ngrirje të pjesshme të zgjerimit të kolonive, siç ka pasur informacione nga pala izraelite.
XS
SM
MD
LG