Ndërlidhjet

Shkupi e Athina, pesimiste për emrin


Greqia ka ashpërsuar qëndrimin lidhur me konfliktin për emrin e Maqedonisë, deklaroi Antonio Milloshoski.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se gjatë këtij viti pozicioni i Athinës ka pasur “dinamika të reja” duke marrë qëndrim më të ashpër se ai i vitit 2008. Në 2008-ën Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Ndryshimi i vetëm në qasjen greke ishte negativ. Ne jemi të shqetësuar se mund të ketë një bllokadë të dytë nga ana e Greqisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE”, tha Milloshoski. Ky i fundit po merr pjesë në takimin rajonal të sigurisë, që po mbahet në Bled të Sllovenisë.

Edhe përfaqësuesi i Greqisë në këtë konferencë, Dimitrios Kacudas, i ngarkuar për çështjet evropiane, tha për Reuters se nuk beson se konflikti për emrin do të zgjidhet shpejt.
XS
SM
MD
LG