Ndërlidhjet

Diveroli pranon fajësinë, shmang burgun


Efraim Diveroli, i akuzuar për dërgesa të paligjshme të armatimit kinez për ushtrinë afgane, ka pranuar të vetdeklarohet fajtor rreth akuzave për konspiracion.

Marrëveshja e liron Diverolin nga 84 akuza të tjera. Diveroli do të vuajë vetëm dy vjet lirim me kusht dhe 500 mijë dollarë gjobë.

Kompania e Diverolit kishte marrë kontrata në vlerë prej 300 milionë dollarësh nga qeveria amerikane për të furnizuar ushtrinë afgane. Kontrata nuk lejonte blerjen e armatimit kinez. Efraim Diveroli armatimin kinez e kishte paraqitur si nga Shqipëria.
XS
SM
MD
LG