Ndërlidhjet

Serbi: Ligji për mediat kufizon liritë


Parlamenti i Serbisë miratoi ligjin mbi mediat. Ligji në fjalë nga organizatat e të drejtave të mediave dhe nga OSBE-ja është kritikuar si ligj që kufizon lirinë e shtypit.

Ligji parasheh gjoba të rënda për gazetarët apo mediat, vlera e të cilave mund të shkojë deri në dhjetëra mijëra euro.

Kreu i misionit të OSBE-së në Serbi ka tërhequr vërejtjen se ligji në fjalë mund t’i detyrojë gazetarët dhe mediat drejt vetçensurës.
XS
SM
MD
LG