Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 2 ushtarë amerikanë e 2 britanikë


Dy ushtarë amerikanë dhe dy britanikë kanë vdekur të hënën nga sulmet me bomba në Afganistan.

Gushti ka qenë muaji më vdekjeprurës për trupat amerikane në Afganistan, duke lënë të vdekur 47.

Shifrat e fundit vijnë në kohën, kur komandanti kryesor i SHBA-së dhe i NATO-s, gjenerali Stenli MekKristal e ka dërguar rishikimin e strategjisë së luftës në Pentagon dhe në selinë qendrore të NATO-s.

Ai ka thënë se situata në Afganistan është serioze, por suksesi është i arritshëm me “një strategji të rishikuar dhe ripërtirje të vendosmërisë”.

MekKristal nuk ka kërkuar më tepër trupa, por zyrtarët e NATO-s presin, që ai këtë ta bëjë brenda javësh.
XS
SM
MD
LG