Ndërlidhjet

Lavrov: Stalinizmi, jo i njëjtë me nazizmin


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se nuk duhet ngritur paralele mes regjimit nazist dhe diktaturës staliniste.

Duke folur në Institutin Shtetëror të Moskës për Relacione Ndërkombëtare, Lavrov ka thënë se nuk duhet, që të barazohet kërcënimi nazist me asimilimin e popujve të tërë, me politikën e Bashkimit Sovjetik, e cila sipas tij ka qenë e vetmja forcë e aftë për t’iu kundërvënë makinerisë luftarake të Gjermanisë së Hitlerit.

“Ata që falsifikojnë historinë harrojnë se çka fituan si rezultat i misionit çlirues të Armatës së Kuqe, përfshirë edhe përfitimet territoriale. Mundja e fashizmit dhe ngjarjet që çuan në luftë, i dhanë të gjitha shteteve të Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore, si dhe shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik, kufijtë e sotëm”, ka thënë Lavrov.
XS
SM
MD
LG