Ndërlidhjet

Tajvan: Vizita e Dalai Lamës zemëron Kinën


Mijëra njerëz i janë bashkuar Dalai Lamës në një ceremoni publike në Tajvan, për t’u lutur për viktimat e tajfunit.

Ai vizitoi Tajavnin, me gjithë kundërshtimin kinez.

"Unë jam person, i përkushtuar plotësisht për promovimin e demokracisë. Për këtë arsye, unë e dua këtë ishull. Aq më tepër, që pata rastin të vij këtu, për çka jam shumë i kënaqur”, ka thënë Dalai Lama.

Ndërkohë, Kina ka anuluar apo ka shtyrë disa aktivitete, që kishin për qëllim të theksonin përmirësimin e shpejtë të raporteve me Tajvanin.

Mediat raportojnë se veprimi kinez ka të bëjë me vizitën e Dalai Lamës në Tajvan.
XS
SM
MD
LG