Ndërlidhjet

Hetohet komandanti serb i policisë


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti ka konfirmuar se komandanti i policisë në veri të Mitrovicës, Milije Millosheviq po hetohet për shkeljen e rrgullave dhe procedurave në punë.

Mediat serbe citojnë Hotin të ketë thënë se këto nuk janë vepra penale, por shkelje e zinxhirit komandues dhe se hetimi duhet të përfundojë më së largu brenda tre muajve.

Hoti ka thënë se hetimet po i zhvillon Inspektorati i Policisë që është nën ingerencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG