Ndërlidhjet

Turqi-Armeni, fillimi i një procesi të gjatë


Turqia dhe Armenia janë në fillim “të një procesi të gjatë”, që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, tha shefi i diplomacisë turke.
Përfaqësuesit e të dy vendeve deklaruan se shpresojnë që brenda gjashtë javësh të nënshkruajnë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Turqia dhe Armenia nuk kanë pasur asnjëherë raporte diplomatike, për shkak të përpjekjeve të Armenisë që Ankaraja të pranonte vrasjet e armenëve nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në vitin 1993 Turqia mbylli kufirin me Armeninë në shenjë solidariteti me Azerbaxhianin gjatë konfliktit mes dy vendeve për rajonin e Nagorni-Karabakut.
Uashingtoni ka mirëpritur përpjekjet e dy vendeve për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
XS
SM
MD
LG