Ndërlidhjet

logo-print

Brukseli mbështet "aranzhimet teknike" me Beogradin


Komiteti politik dhe i sigurisë i Bashkimit Evropian i ka dhënë mbështetje të plotë punës së misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, përfshirë këtu edhe aranzhimet teknike me Beogradin.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, e cila gjithashtu ka shtuar se “në lidhje me këtë çështje, do të vazhdojnë bisedimet me palët e përfshira në këtë proces”.

Rreth këtyre aranzhimeve, më saktësisht rreth protokollit, kanë reaguar institucionet qendrore në Prishtinë, duke e kundërshtuar ashpër atë dhe duke e shpallur këtë çështje si temë të mbyllur.
XS
SM
MD
LG