Ndërlidhjet

FMN: Shtyhet marrëveshja me Serbinë


Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shtyrë marrjen e vendimit rreth mundësisë që Serbia të tërheq fonde shtesë nga një kredi emergjence që është ndarë për të.

Kreu i misionit të FMN-së në Serbi, Albert Jager tha se bisedimet për këtë çështje do të vazhdojnë në tetor.

Jager theksoi se Serbia nuk do të mund të tërheqë fonde pa arritur më parë një marrëveshje me FMN-në mbi mënyrat se si Beogradi planifikon të ulë koston e shpenzimeve.

Parashikimet flasin për një rënie ekonomike prej 4% të Serbisë gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG