Ndërlidhjet

Irak: 1000 të dënuar presin ekzekutimin


1000 të dënuar me vdekje në Irak janë në pritje të ekzekutimit, bën të ditur Amnesty International.

Organizata, që merret me të drejtat e njeriut, thekson se dënimi me vdekje është shumë i përhapur në Irak, derisa procesi i vendimmarrjes është jo transparent.

Qeveria irakiane këmbëngul se dënimi me vdekje duhet mbajtur në fuqi pasi ndikon në uljen e dhunës. Amnesty International përsërit qëndrimin se dhuna e vazhdueshme në Irak tregon se ky dënim nuk ka pasur efekt.
XS
SM
MD
LG