Ndërlidhjet

Fuqitë botërore diskutojnë për Iranin


Zyrtarë nga gjashtë fuqitë botërore takohen sot në Gjermani për të diskutuar për programin bërthamor të Iranit.

Takimi në Frankurt i pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë vjen një ditë pasi që kryenegociatori iranian për programin bërthamor, tha se Teherani po përgatit një “pako të re propozimesh” për bisedime për të zbutur shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar mbi programin e tij bërthamor.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se çdo ofertë do ta shqyrtojë “seriozisht dhe në frymë të respektit të ndërsjellë”.
XS
SM
MD
LG