Ndërlidhjet

logo-print

Obama shtron iftar, rikërkon fillim të ri


Presidenti Barak Obama të martën shtroi iftar për nder të muajit të shenjtë islamik të ramazanit.

"Së bashku kemi përgjegjësi të çojmë përpara angazhimin e bazuar në interesin dhe respektin e ndërsjellë. Ky është një nga përkushtimet e mia fundamentale si president edhe brenda edhe jashtë vendit. Kjo është kryesore për një fillim të ri, që unë kam kërkuar mes SHBA-së dhe myslimanëve kudo në botë. Ky është një përkushtim që ne mund ta ripërtërijmë edhe njëherë gjatë kësaj periudhe të shenjtë”, ka thënë Obama gjatë darkës.

Ai ka nderuar, sic ka thënë kontributin e shumë myslimanëve të Amerikës si dhe shembujt pozitivë që shumë nga ta kanë sjellë gjatë jetës së tyre.

Në listën e të ftuarve përfshiheshin sekretarët e kabinetit, anëtarët e Kongresit, ambasadorë nga shtete islamike dhe liderë të komunitetit mysliman.
XS
SM
MD
LG