Ndërlidhjet

Kabul: Bie kultivimi i opiumit


Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se këtë vit kultivimi i opiumit në Afganistan ka rënë 22 për qind.

Thuhet se kjo ka të bëjë me rënien e çmimit të drogave, çka ka shtyrë fermerët që të kalojnë në kultivimin e prodhimeve tjera bujqësore.

OKB tha se reduktimi më i madh është shënuar në Helmand, provinca më e dhunshme në vend.

Thuhet se krahasuar me vitin e kaluar, sivjet me kultivimin e drogës janë marrë 800 mijë afganë më pak.

Gjetjet vijnë nga një raport vjetor i Zyrës së OKB-së për Drogë dhe Krim (UNODC).
XS
SM
MD
LG