Ndërlidhjet

Londër: Publikohen dokumente për rastin al-Megrahi


Dokumentet e reja tregojnë se qeveria britanike ka shprehur tek autoritetet e Skocisë, nevojën për mbrojtjen e interesave britaniko – libiane, gjatë marrjes së vendimit për lirimin apo jo të sulmuesit me bombë në rastin Lokërbi, Abdel Baset al-Megrahi.

Zoti al-Megrahi ishte i dënuar për sulmin me bombë në aeroplan, në vitin 1988, mbi vendin Lokërbi në Skoci, me ç’rast u vranë 270 vetë.

Ai u lirua nga burgu muajin e kaluar, për shkak të sëmundjes së kancerit.

Dokumentet e publikuara sot nga qeveria britanike, tregojnë se Londra i ka tërhequr vërejtjen Skocisë se përjashtimi i al-Megrahit nga marrëveshja për transferin e të burgosurve, mund t’i dëmtoj raportet Britani – Libi.
XS
SM
MD
LG