Ndërlidhjet

Bruksel: KE i refuzon kritikat e Berluskonit


Komisioni Evropian sot i ka hedhur poshtë kritikat e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, i cili është kërcënuar se do ta bllokoj punën e Bashkimit Evropian, pas kërkesës së Brukselit lidhur me politikën imigruese italiane.

“Ne po e bëjmë punën tonë, prandaj nuk është e nevojshme të jepen komente pa bazë”, tha komisionari për çështje të imigrimit, Zhak Baro.

Zoti Berluskoni, dje kërkoi që komisionarëve të BE-së nuk duhet tu lejohet që të flasin publikisht dhe u kërcënua, se në të kundërtën, do ta bllokoj procesin e marrjes së vendimit në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG