Ndërlidhjet

NATO: Reduktime në Kosovë, përkundër incidenteve


NATO-ja do të vazhdoj me planet për zvogëlimin e pranisë ushtarake në Kosovë, përkundër përplasjeve aktuale ndërmjet shqiptarëve të linjës së fortë dhe misonit policor të EULEKS-it, u tha sot në Bruksel.

“Përkundër incidenteve fatkeqe, nuk mendoj se situata e tërësishme e sigurisë ka ndryshuar”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s.

Prandaj, sipas tij, aleanca do të vazhdoj ta realizoj vendimin, që “numri i trupave të KFOR-it të reduktohet nga niveli 15 mijë në nivelin prej 10 mijë pjesëtarëve në fillim të vitit të ardhshëm”.

Mëtutje, zoti Rasmusen tha se “situata e tërësishme e sigurisë është përmirësuar dhe kushtet janë plotësuar, kështu që ne mund ta ndërmarrim këtë hap”.
XS
SM
MD
LG