Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: Meta ministër i jashtëm dhe zv. kryeministër


Në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, ministër i jashtëm e zëvendës kryeminsitër, do të jetë Ilir Meta, lider i LSI-së. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Sali Berisha, pas nënshkrimit të marrëveshjes për qeverisje ndërmjet tij e zotit Meta.

Mëtutje, zoti Berisha, tha se LSI-ja do të ketë 20% të posteve në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike.

Sipas tij, “në qeverinë e ardhshme, qytetarët gjejnë një shkrirje të premtimeve programore të të dy partive”.

Ilri Meta tha se LSI-ja do të ketë edhe dy ministri të tjera: atë të ekonomisë, që do të udhëhiqet nga Dritan Prifti dhe atë të shëndetësisë, të prirë nga Petrit Vasili.
XS
SM
MD
LG