Ndërlidhjet

Grupet: Rusia e shtynë Kaukazin në luftë


Grupe ruse për të drejtat e njeriut, sot kanë akuzuar forcat ruse të sigurisë se po i udhëheqin “ekipet e vdekjes” për ta luftuar kryengritjen islamike në rajonin e Kaukazit Verior.

Një udhëheqës i Organizatës për të drejtat e njeriut, u tha gazetarëve se taktika është që “Kaukazi të shkojë drejt luftës”.

Poashtu sot, grupi rus Memorial, tha se rrëmbimet në Kaukazin Verior janë në rritje dhe për to i ka fajësuar forcat federale të sigurisë.

Memoriali thotë se 79 vetë janë rrëmbyer në Çeçeni, në gjashtë muajt e parë të vitit 2009, ndërsa në Dagestan 25 vetë, prej muajit shkurt.

Në 12 prej këtyre rasteve, viktimat e rrëmbyera ishin vrarë.
XS
SM
MD
LG