Ndërlidhjet

Obama, fjalim në Kongres për shëndetësinë


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Barak Obama më 9 shtator, do të mbajë një fjalim në Kongres, ku do të nënvizojë vizionin për reforma të mëdha të kujdesit shëndetësor.

Këshilltari i presidentit Dejvid Akselrod tha se fjalimi i Obamas më shumë do jetë përshkrues rreth asaj se çka ai mendon se Kongresi duhet të përfshijë në ligjin për shëndetësinë.

SHBA është e vetme, në mesin e shteteve të zhvilluara botërore që nuk ka kujdes universal shëndetësor.

50 nga 300 milionë amerikanë nuk kanë sigurim shëndetësor.
XS
SM
MD
LG