Ndërlidhjet

Rihapet rasti i Politkovskajës


Gjykata më e lartë e Rusisë ka urdhëruar një hetim të ri mbi vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja.

Agjencitë ruse të lajmeve thonë se Gjykata Supreme e ka ridërguar lëndën te prokurorët për një hetim të ri.

Politkovskaja, një kritike e fuqishme e Kremlinit, e cila shkruajti për abuzimet me të drejtat e njeriut dhe korrupsionin, është vrarë në Moskë në tetor të vitit 2006.

Dy të dyshuar, u liruan si të pafajshëm në muajin shkurt, por gjykata urdhëroi rigjykimin e tyre.

Njeriu që dyshohet se ka shtënë në Politkovskajën, gjendet ende në arrati.
XS
SM
MD
LG