Ndërlidhjet

SHBA: Hetohen rojet e ambasadës në Kabul


Departamenti Amerikan i shtetit tha se ka nisur një hetim mbi dyshimet për sjellje të këqija seksulae dhe vulgare në mesin e të kontraktuarve privatë, që ruanin ambasadën amerikane në Afganistan.

Dyshimet u bënë të ditura nga një grup i pavarur mbikëqyrës, Projekti për Mbikëqyrjen e Qeverisë, i cili tha se rojet ishin detyruar të bënin sjellje joadekuate nga mbikëqyrësit.

Grupi tha se situata kishte çuar në një thyerje në moral dhe udhëheqje, gjë që kishte vënë në rrezik sigurinë e ambasadës.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jan Kelli tha se hetimi mund të çojë në shkëputjen e kontratës 189 milionë dollarëshe me kompaninë ArmorGroup.
XS
SM
MD
LG