Ndërlidhjet

logo-print

Iran: U votua kabineti qeveritar


Ligjvënësit iranianë kanë miratuar sot 18 nga 21 ministrat e propozuar nga presidenti Mahmud Ahmedinexhad.

Ligjvënësit votuan njëzëri për të zgjedhurin e Ahmedinexhadit për ministër të mbrojtjes, Ahmad Vahidi, ndërsa refuzuan tre kandidatë të tjerë.

Vahidi , që mori 276 vota nga 290 deputetët kërkohet në Argjentinë nën dyshimet se është i përfshirë në shpërthimin e vitit 1994 në qendrën hebreje në Buenos Ajres, në të cilën u vranë 85 persona.

Nga tri femrat e propozuara për ministre, vetëm njëra mori bekimin e parlamentit.
XS
SM
MD
LG