Ndërlidhjet

“Dy protokollet e gatshme nga EULEX-i”


Të përditshmet kosovare
Të përditshmet kosovare
LAJM
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi kanë qenë kontradiktorë në qëndrimet e tyre, një ditë pasi Bashkimi Evropian i dha përkrahje misionit të vet në Kosovë dhe “aranzhimeve teknike”, përfshirë edhe protokollin e bashkëpunimit policor. Presidenti Sejdiu tha se debati për këtë çështje është temë e mbyllur, ndërsa kryeparlamentari Krasniqi sugjeron që të mos ketë reagime, nëse kjo marrëveshje ka qenë për luftimin e kontrabandës, krimit të organizuar dhe trafikimit në atë pjesë, ku Qeveria e ka më të vështirë se EULEX-i që të ushtrojë kontrollin. Ndërkohë, Komisioni Parlamentar për Siguri kërkon debat në Kuvend dhe llogari nga Qeveria rreth kësaj çështjeje. Autoritetet kosovare nuk zmbrapsen nga qëndrimi kundërshtues ndaj protokollit të bashkëpunimit policor EULEX-Serbi, as pas mbështetjes që i dha të martën Bashkimi Evropian nënshkrimit dhe implementimit të tij...

INFOPRESS
Objekti ku dikur ka qenë e vendosur administrata e UNMIK-ut në Prishtinë, vazhdon të mbetet në shfrytëzim të ndërkombëtarëve, duke pamundësuar në këtë formë që institucionet e Kosovës të vendosen në të. Edhe pse ishte paraparë që me përfundimin e misionit të UNMIK-ut dhe lirimin e këtij objekti, në të cilin do të vendosej ndonjë resor i Qeverisë së Kosovës, një gjë e tillë duket e pamundur për momentin. Me të ardhur në Kosovë, misioni për sundimin e ligjit, EULEX, ka shfrytëzuar lirimin e objektit nga administrata paraprake e UNMIK-ut, për t’u vendosur në të. Sidoqoftë, “Infopress” ka mësuar se afati deri kur do të qëndrojë EULEX-i në këtë ndërtesë është tetori i këtij viti...

KOSOVA SOT
Reformat e proklamuara në fushën e drejtësisë mbesin një nga sfidat kryesore të institucioneve të vendit, të cilat janë evidentuar edhe në raportin e KE-së për Kosovë. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka shprehur angazhimin për lëvizjen e këtyre reformave, por gjithnjë duke ruajtur pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Gjendja e tanishme në fushën e drejtësisë për zyrtarë të ndryshëm është si pasojë e shkaqeve objektive dhe subjektive. Numri i madh i lëndëve, zvarritjet e administrimit të tyre, mosekzekutimet e vendimeve, abuzimet në detyrë, janë vetëm disa nga problemet që e përcjellin sistemin e drejtësisë në Kosovë...

EXPRESS
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara,Vitali Çurkin, ka deklaruar se Rusia ka refuzuar ta njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës, për shkak se ka ekzistuar mundësia për proces politik, me të cilin shqiptarëve do t’iu përmbusheshin të gjitha të drejtat, pa cenim të territorit historik të Serbisë. I pyetur se përse Abkhazia dhe Osetia Jugore duhet të jenë shtete e Kosova jo, Çurkin ka thënë se argumenti më i rëndësishëm është se Kosovës, në kohën e shpalljes së pavarësisë, askush nuk ia ka rrezikuar sigurinë. “ Beogradi ka dhënë garanci se nuk do të përdorë kurrfarë presioni ushtarak, as ekonomik...”

ZËRI
Medieve u është shpërndarë mbrëmë deklarata e ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Përfaqësuesit Ndërkombëtar Civil. Në deklaratë thuhet: “Instalimi i kamerave monitoruese në vendvotime nuk është normë as në Evropë, e as në Shtetet e Bashkuara dhe ne përkrahim vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos instaluar kamera në vendvotime në zgjedhjet komunale të 15 nëntorit. Përdorimi i kamerave monitoruese paraqet rrezik sinjifikativ për të drejtën fundamentale të çdo qytetari për votim të fshehtë. Derisa Kosova përgatitet për zgjedhjet e 15 nëntorit, mbrojtja e kësaj të drejte fundamentale duhet të jetë brengë e rëndësishme për të gjithë qytetarët...”.

BOTA SOT
Një nga hartuesit kryesorë të dokumenteve që përbëjnë bazën e sovranitetit të Kosovës së pavarur, Albert Rohan, thotë se misioni evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me vendet e rajonit pa pëlqimin e qeverisë në Prishtinë. "EULEX-i është krijuar që të ndihmojë autoritetet e Kosovës në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë, por është e qartë se nuk mund të marrë përsipër pjesë të sovranitetit të tyre. Është e vërtetë se ka disa fuqi ekzekutive, por sovraniteti i qeverisë së Prishtinës dhe autoriteteve atje nuk vihet në dyshim", tha Rohan në një intervistë për BBC-në...

EPOKA E RE
Është shprehur i bindur se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë do të vendosen shumë shpejt. Ka thënë se shteti i Maqedonisë e ka pranuar realitetin e krijuar në Ballkan.”Maqedonia e ka pranuar planin e presidentit Ahtisari. Nuk ka nevojë për komplikime dhe deklarata, të cilat do të krijonin huti në opinion kinse ne kemi ndonjë problem me Kosovën. Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Prishtinës janë të shkëlqyeshme. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do të plotësohet çdo gjë që do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve”... Flet për “Epokën e re” zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi...

KOHA DITORE
Misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, ka përgatitur draftet e marrëveshjeve për bashkëpunim me Serbinë edhe në fushën e doganave dhe të gjyqësisë (drejtësisë). Sipas burimeve të gazetës, draftet e protokolleve për bashkëpunim në dogana dhe gjyqësi janë të gatshme dhe për të njëjtat janë njoftuar institucionet e Kosovës. Zyrtarë të EULEX-it kanë pranuar edhe zyrtarisht ekzistimin e këtyre draft-protokolleve, por sipas tyre, momentalisht nuk ka shenja se ato do të nënshkruhen shpejt.”Aranzhimet teknike për dogana dhe drejtësi kanë qenë pjesë e diskutimeve, por momentalisht nuk ka shenja se ato do të formalizohen tash për tash”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal...
XS
SM
MD
LG