Ndërlidhjet

Ahmadinexhad i hedh poshtë kërcënimet


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad sot hodhi poshtë çdo kërcënim me sanksione të reja kundër Iranit rreth programit të tij kundërthënës bërthamor.

Ai gjithashtu tha se Irani nuk do t’i nënshtrohet asnjë presioni që t’i plotësojë afatet e përcaktuara nga fuqitë e mëdha.

Ahmadinexhad i bëri këto komente një ditë pasi fuqitë e mëdha i bënë thirrje Iranit që të takohet me ato para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për t’a diskutuar programin bërthamor.
XS
SM
MD
LG