Ndërlidhjet

Treni i emigrantëve

  • RFE /RL

Nga Taxhakistani për në Moskë...

Nga Taxhakistani për në Moskë...

Mijëra emigrantë çdo vit udhëtojnë nga Taxhakistani për në Rusi, për të kërkuar punë. Për shumicën, gjithçka fillon me rrugëtimin e zhurmshëm katërditor të trenit nga Dushanbe për në Moskë, gjatë të cilit ata ballafaqohen me kontrolle policore, me hapësirë të kufizuar dhe nxehtësi të padurueshme.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë, Mumin Shakirov dhe Aleksander Kuligin, kanë udhëtuar me njërin nga grupet e emigrantëve taxhikistanas në një rrugë të tillë, duke përjetuar vështirësitë e njëjta, duke parë shpresa dhe frikë të njerëzve që kërkojnë punë në Rusi.

* * * * * * * * * *

Në pjesën e parë, instruktori i xhudos, Muhamed Ali, dhe mësimdhënësi Jamshed Nabiev, u japin lamutumirën familjeve dhe shokëve në Dushanbe, para se të hyjnë në tren.




Emigrantët në trenin Dushanbe-Moskë presin me orë të tëra për kontroll të drogës në kufirin uzbek, por një gjë e tillë nuk i ndalon ata të kënaqen me pak muzikë dhe vallëzim.




Treni Dushanbe-Moskë kalon nëpër qytetet e vjetra të Uzbekistanit, përderisa Gulia, gjellbërëse dhe nënë e katër fëmijëve, përshkruan jetën dhe punën që e pret në Rusi.




Emigrantët, gjatë rrugës për në Moskë, diskutojnë për pasojat e luftës civile të Taxhakistanit në viitet 1990 dhe mbrojnë të drejtën e tyre për të punuar në Rusi.




Pas katër ditë udhëtimi nëpër Azinë qendrore, emigrantët më në fund arrijnë në Moskë. Disa kanë punë të gjetur tashmë, por të tjerët i pret një gjë e pasigurt.

XS
SM
MD
LG