Ndërlidhjet

OECD: Bota po del nga recesioni


Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik tha se ekonomia botërore po shkon drejt rimëkëmbjes më të shpejtë se sa ishte parashikuar më parë.

OECD-ja, e cila tubon rreth 30 vende më të zhvilluara industriale, tha se Shtetet e Bashkuara dhe eurozona pritet të dalin nga recesioni në tremujorin e tretë të vitit.

Por kjo organizatë seli në Paris paralajmëroi se rimëkëmbja mund të jetë modeste për ca kohë, ndërsa rrezik të veçantë mund të paraqesë papunësia.
XS
SM
MD
LG