Ndërlidhjet

logo-print

Kina investon 50 mrd $ në FMN



Kina është dakorduar që për 50 miliardë dollarë të blejë letra me vlerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjë që do ta forcojë aftësinë kredituese të FMN-së dhe t’i nxitë investimet e Pekinit.

Marrëveshja është arritur në kohën kur FMN-ja po përpiqet të mbledhë para për finansimin e huave, sidomos për vendet në zhvillim, si dhe ndihma për daljen nga kriza ekonomike botërore.

Blerja e letrave me vlerë i jep Kinës mundësi të re për investime.

Brazili dhe Rusia gjithashtu kanë paralajmëruar se do të blejnë 10 miliardë dollarë letra me vlerë të fondit, njoftoi FMN-ja.
XS
SM
MD
LG