Ndërlidhjet

Rusi: Eksperti e braktis vendin nga kërcënimet



Eksperti për trafikun detar, i cili e zbuloi zhdukjen misterioze të anijes transportuese “Arctic Sea”, Mihail Vojtenko e ka braktisur Rusinë për shkak të kërcënimeve të disa “njerëzve shumë seriozë”.

Mihail Vojtenko i ka thënë AFP-së se e ka lëshuar Rusinë me “aeroplanin e parë”, pasi kishte marrë një telefonatë nga “njerëzit të cilët punojnë për interesat e shtetit”. Sipas tij, ata i kanë thënë se duan të hakmerren lidhur me anijen transportuese.

Vojtenko, i cili është redaktor i gazetës së marinës “Sovkraft”, pat dyshuar në shpjegimin zyrtar të qeverisë ruse se piratët e kishin rrëmbyer anijen transportuese në Detin Baltik nga fundi i korrikut.

Ai pretendonte se anija transportonte armatim dhe se qeveria në Moskë ishte në një farë mënyre e përzier në atë që kishte ndodhur.

Anija u zhduk nga fundi i korrikut kur lundroi nga Finlanda në drejtim të Algjerisë. Pas disa javësh ajo u gjet afër brigjeve të Afrikës dhe u kthye në Rusi.
XS
SM
MD
LG