Ndërlidhjet

logo-print

Lideri i Hamasit i uron fitoren Ahmadinexhadit



Lideri i Hamasit në Gaza, Ismail Hanije i ka uruar presidentit të Iranit Mahmud Ahmadinexhad fitoren në zgjedhjet e qershorit.

Zëdhënësi i Hanijes tha se ai dhe Ahmadinexhad kanë biseduar edhe për çështjet palestineze gjatë bisedës 10 minutëshe telefonike.

Zëdhënësi tha se kjo është biseda e tyre e parë që nga zgjedhjet e kontestuara iranaine.

Nuk është e qartë përse Hanije ka pritur afro tre muaj për t’i uruar Ahmadinexhadit.
XS
SM
MD
LG