Ndërlidhjet

Lavrov: Ka sukses në bisedimet për çarmatim



Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha sot se përpjekjet për një marrëveshje të re ruso-amerikane të çarmatimit janë të suksesshme.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan Lavrovin të ketë thënë se “do të ketë çfarë të raportohet” deri në takimin e presidentëve Barak Obama dhe Dimitri Medvedev në Pitsburg nga fundi i shtatorit.

Gjatë vizitës së presidentit amerikan Obama në Moskë në muajin korrik, ai dhe Medvedev u dakorduan që të arrijnë marrëveshje të re për reduktimin e armëve bërthamore, i cili do ta zëvendësonte traktatin START të vitit 1991, i cili skadon në 5 dhjetor.
XS
SM
MD
LG