Ndërlidhjet

Moskë: Në Kosovë ende ka mundësi konflikti



Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Andrei Nesterenko, ka vlerësuar se në Kosovë ende ekziston mundësia e konfliktit, dhe se nuk ka përparim në afrimin e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.

Ajo që tash po ndodh në Kosovë “dëshmon se ende ka mjaft potencial për konflikt dhe mungesë të përparimit”, tha Nesterenko.

Ai ka vlerësuar se “në përgjithësi, çështja e Kosovës mbetet si njëra nga sfidat më të mëdha për sigurinë në rajon”, ndërsa përgjegjësinë për sigurinë ia ka mveshur forcave ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG