Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten dy ushtarë amerikanë



NATO tha se dy ushtarë amerikanë janë vrarë sot në Afganistan.

Ushtarët e kanë humbur jetën nga një bombë teksa po patrullonin në jug të vendit. Detaje tjera nuk janë bërë publike.

Gjatë verës janë shpeshtuar sulmet e talibanëve në Afganistan, megjithëse numri i trupave amerikane është më i madhi deri sot, më shumë se 62 mijë.

Udhëheqësit e ushtrisë amerikane tash po kërkojnë më shumë trupa për ta luftuar kryengritjen në rritje.
XS
SM
MD
LG