Ndërlidhjet

Phenian: Pasurimi i uraniumit në fazën finale


Koreja Veriore ka njoftuar se ka hyrë në fazën finale të pasurimit të uraniumit - proces ky që çon shtetin e udhëhequr nga komunistët kah krijimi i armës bërthamore.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka cituar delegacionin e Koresë Veriore në OKB të ketë thënë në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit, se zhvillimi i fundit ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj ashpërsimit të sanksioneve nga ana e OKB-së kundër veriut në lidhje me testin e fundit që mbajti në muajin maj.
XS
SM
MD
LG