Ndërlidhjet

U varros Majkëll Xhekson


Majkëll Xhekson është varrosur nga familja e tij dhe miq nga bota e artit, përfshirë aktoren e famshme Elizabet Tejlor, në një ceremoni varrimi, që u mbajt afër Los Angjelosit.

Ceremonia për mbretin e popit ishte private dhe në të morën pjesë rreth 200 persona.

Varrimi i Xheksonit është bërë 70 ditë pasi që këngëtari vdiq në moshën 50 vjeçare nga një mbidozë barnash.

Mjeku ligjor i qarkut të Los Angjelosit ka thënë javën e kaluar se vdekja e Xheksonit është trajtuar si vrasje, ndërsa këngëtari kishte 6 lloje të ndryshme të barnave në trup në kohën kur kishte ndërruar jetë.
XS
SM
MD
LG