Ndërlidhjet

Serbi: Shpërthim në fabrikë, 7 të vdekur


Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daçiq, ka thënë se në shpërthimin që ndodhi të enjten në fabrikën e municionit “Partizani i Parë” në Uzhicë, kanë vdekur 7 punëtorë, nga të cilët 6 femra dhe një mashkull.

Ai ka bërë të ditur se 14 persona tjerë janë lënduar lehtë.

Shkaku i shpërthimit nuk është bërë i ditur.

Fabrika thuhet se është më e madhja në Serbi. Ajo prodhon municion të llojeve të ndryshme për përdorim ushtarak dhe civil, ndëra produktet e saj i eksporton në botë.
XS
SM
MD
LG