Ndërlidhjet

SHBA, Argjentina kritikojnë Iranin


Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Argjentina kanë dënuar bekimin, që parlamenti i Iranit i dha ministrit të ri të mbrojtjes, i cili kërkohet si i dyshuar për përfshirje në një sulm në një qendër të hebrenjve në Argjentinë, në vitin 1994.

Nga sulmi qenë vrarë 85 persona.

Zëdhënësi i DASH-it, Filip Krauell tha se Irani duke e bërë terroristin e dyshuar Ahmed Vahidi ministër të mbrojtjes “po bën një hap prapa”.

Në Argjentinë, prokurori që ka hetuar shpërthimin, e ka quajtur emërimin ”shuplakë në fytyrë” për sistemin e drejtësisë së Argjentinës dhe për anëtarët e familjarvëe që vdiqën në sulm.

Vahidi mori të enjten më së shumti vota nga të 21 kandidatët e propozuar për ministra të presidentit Mahmud Ahmedinexhad.

Irani ka mohuar në vazhdimësi lidhjet e tij me sulmet në Buenos Aires.
XS
SM
MD
LG