Ndërlidhjet

logo-print

Mijanmar: Su Ki-së i lejohet apeli


Një gjykatë në Mijanmar ka vendosur se liderja pro demokrate San Su Ki, mund të apelojë dënimin se ka shkelur ligjin e sigurisë

Një gjykatës tha se apeli do të dëgjohet më 18 shtator.

Su Ki u dënua në gusht me 18 muaj arrest shtëpiak.

Vendimi nxiti reagim ndërkombëtar.

Kritikët akuzuan juntën ushtarke se po e mban Su Kinë në arrest shtëpiak për ta penguar që të bëjë fushatë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Laureatja e çmimit Nobel për paqe në 20 vjetët e fundit, ka kaluar 14 vjet në burg.
XS
SM
MD
LG