Ndërlidhjet

logo-print

Viktima të reja në Afganistan


Dhjetëra njerëz dyshohet se janë mbytur pas shpërthimit të dy cisternave me karburante në Afganistanin verior.

Autoritetet thanë se automjtetet ishin kapur nga militantët talibanë, ndërsa shpërthimi ndodhi derisa militantët po u shpërndanin karburante fshatarëve.

Fillimisht shkaku i shpërthimit nuk dihej, por banorët thanë se kanë parë një aeroplan ushtarak të ketë sulmuar njërin nga kamionët.

Guvernatori i provincës Muhamed Omar tha se rreth 90 njerëz mund të jenë vrarë, apo djegur të gjallë nga shpërthimi i fuqishëm.

Forcat e NATO-s thanë se kanë kryer një sulm ajror që kishte cak kryengritësit në provincën e Kunduzit.

Ata thanë se nuk kanë informacione mbi dëmet nga shpërthimi.
XS
SM
MD
LG