Ndërlidhjet

Miliband: Hetime për sulmin e NATO-s


Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, ka kërkuar një “hetim urgjent” lidhur me sulmin ajror të NATO-s në Afganistan, nga i cili u vranë shumë njerëz.

“Është e rëndësishme, që ne të jemi të hapur dhe të qartë lidhur me atë se çka ka ndodhur dhe të sigurohemi se nuk do të ndodhë përsëri”, u tha zoti Miliband gazetarëve në Stokholm, para fillimit të një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se pret “një hetim të shpejtë dhe urgjent lidhur me atë se çka ka ndodhur”.
XS
SM
MD
LG