Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Vëzhguesit vlerësojnë zgjedhjet pozitivisht


Përkundër disa probleme, zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri “në tërësi ishin një arritje pozitive”, thuhet, pos tjerash, në raportin e Koalicionit të vëzhguesve vendës.

“Ky proces, në tërësinë e tij, ishte një arritje pozitive për realizimin e standardeve për zgjedhje të lira e të ndershme, që përputhen me rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe standardet e Këshillit të Evropës”, tha përfaqësuesi i Koalicionit, Kristaq Kume, duke e paraqitur raportin.

Sipas raportit, ka pasur edhe probleme, siç janë votimet në grup dhe vështirësit me grupet e numërimit. Megjithatë, vlerësohet se problemet ishin thjeshtë një lojë e politikës.

Zgjedhjet e 28 qershorit u vëzhguan nga më se 2800 përfaqësues të këtij Koalicioni.
XS
SM
MD
LG