Ndërlidhjet

Serbi: Në Kosovë dëshirojnë të kthehen 3200 vetë


Në Kosovë dëshirojnë të kthehen 1212 familje të zhvendosura, me afro 3200 anëtarë, ka treguar regjistrimi i fundit i kufizuar, të cilin e ka bërë Ministria për Kosovën e qeverisë së Serbisë, në bashkëpunim me UNHCR-në, ka thënë sekretari shtetëror në këtë ministri, Bojan Angjellkoviq.

“Meqë regjistrimi ishte i kufizuar, Ministria është e kënaqur me paraqitjen”, tha zoti Angjellkoviq dhe shtoi se “të dhënat tregojnë pa dyshim se njerëzit dëshirojnë të kthehen dhe ndaj këtij procesi duhet të ketë qasje serioze, pasi ai gjatë viteve të fundit ishte në planin e tretë apo të katërt”,
XS
SM
MD
LG