Ndërlidhjet

Shkup: U arrestuan 19 policë dhe doganierë


Autoritetet e Maqedonisë e kanë zgjeruar operacionin anti korrupsion duke arrestuar edhe 19 policë dhe doganierë, të dyshuar se kanë kërkuar ryshfet për lejimin e vizitorëve, që të hyjnë në këtë vend. Njoftimi për arrestimin e këtyre personave është bërë sot.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, tha se gjithsej 58 policë nga pikat kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë, janë arrestuar gjatë 10 ditëve të fundit.

Sipas tij, të dyshuarit janë arrestuar pas një operacioni të vëzhgimit, që ka zgjatur shtatë muaj.

Nëse shpallen fajtorë ata mund të dënohen me pesë vjet burgim.
XS
SM
MD
LG