Ndërlidhjet

logo-print

Danimarka dërgon ushtarë në Liban


Danimarka planifikon dërgimin e 140 ushtarëve në Liban, në kuadër të operacionit paqesor të Kombeve të Bashkuara atje, tha ministri i mbrojtjes, Soeren Gade.

Sipas tij, reduktimi i trupave në Kosovë, e ka bërë të mundur këtë dërgim të ushtarëve në Liban, që është mbështetur nga shumica e ligjëvënësve danezë.

Siç raporton mëtutje AFP, mbrëmë Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka votuar për vazhdimin e mandatit të UNIFIL-it në Liban edhe për një vit.
XS
SM
MD
LG